• |
ide | kryesore

Vangjel Dules nuk i shqiten çamët

Arkiva, Pikante
image.jpg



Vangjel Dulen nuk po e lënë rehat çamët. Ata i vajtën në koalicioni qeveritar dhe duket se kjo është një prej arsyeve që PBDNJ do të dalë e vetme në zgjedhje. Veç politikës ata i janë qepur edhe në jetën publike. Enkel Demi e ka ftuar sonte në emisionin e tij “Shih programin” për ta pyetur gjërë e gjatë për zhvillimet e fundit politike. Dule nuk ka preferuar të flasë në media mbi vendimin për të dalë i vetëm në zgjedhje, aq sa atë e njoftoi një zëdhënëse e partisë. Por Enkeli duket se ka këmbëngulur që Dule t’ia thotë atij arsyet e problemeve që ka me Ramën. Dhe Dule, duke parë këmbënguljen çame të gazetarit, nuk ka mundur ta refuzojë.