• |
ide | kryesore

Militantët qeshin nga zori me Ramën

Arkiva, Pikante
IMG_3970.JPG



Edi Rama po tregon në çdo takim elektoral historinë e një kryebashkiaku të PD –së që donte ta takonte, por që donte që takimi të ishte i fshehtë. E tha edhe në Lushnje sot. Kjo nuk është më as diçka e re dhe as e pazakontë. Pas kësaj barcalete ai tregon gjithnjë edhe atë me stadiumin e Shkodrës. Por i pazakontë është reagimi i militantëve. Edhe pse i kanë dëgjuar çdo ditë këto barcaleta ata vazhdojnë të qeshin, një e qeshur që zgjat aq sa i duhet kryeministrit të marrë frymë për të nisur fjalinë tjetër. Edhe po të ishte humoristi më i madh në botë, tregimi i të njëjtës barcaletë do t'i kishte ardhur në majë të hundës spektatorëve. Kuptohet që kjo e militantëve të PS është një e qeshur nga zori për t’i bërë qejfin kryetarit. E kush mes tyre guxon t’i thotë se nuk i bën më as për të qeshur?