• |
ide | kryesore

10 gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë në një lidhje

Arkiva, Stil
10-gj-euml-rat-q-euml-nuk-duhet-t-i-thoni-kurr-euml-n-euml-nj-euml-lidhje_hd.jpg



Në një marrëdhënie nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë duhet thënë dhe çfarë jo. Ka megjithatë disa fjali që kanë efektin e saktë të një dush të ftohtë në ndjenjat mes një e çifti.

1- Bëj si të duash
Kjo frazë është më e keqja dhe e rrezikshmja sepse në njëfarë mënyre nënkupton 'Bëjë dhe do ta shohësh pastaj'

2- A po më dëgjon?
T'i kërkosh partnerit nëse është duke të të dëgjuar me një ton sfidues do të thotë të marrësh për të mirëqenë se ai nuk po të dëgjon.

3- S'ke për të ndryshuar kurrë
Kjo shprehje, ndonëse shpesh thuhet në momente nervozizmi, peshon te partneri më shumë nga sa ju mund ta mendoni.

4- Jo për të të ofenduar, por…
Në përgjithësi kjo frazë është si parantezë e një ofendimi që me siguri do të bëjë që e gjithë situata të përfundoi në zënka të dhunshme.

5- Po të më dojë, nuk do e bëje
Nuk është e nevojshme të vësh në dyshim dashurinë e partnerit, as në momente zemërimi.

6- Je fiks si ish-i im
Kurrë, ama kurrë mos e krahasoni partnerin me ish-të dashurin tuaj. Si do të ndiheshit nëse ai do ta bënte këtë me ju?

7- S'kam asgjë, jam shumë mirë
Mos thuaj që je mirë nëse nuk është kështu, vetëm për ta bërë atë t'ju pyes se çfarë nuk shkon.

8- …Dhe të thashë
Shprehja më e keqe që shkakton edhe zënkat më të ashpra është sigurisht shprehja e tmerrshme 'dhe të thashë…'

9- Ti nuk je kapo im
Kjo frazë e thënë me përçmimin mund të jetë shkaktarja e një situate që do të dal jashtë kontrollit.

10- Çfarë ka të keqe këtu?
Ai mund t'ju thotë të njëjtën gjë ju dhe në këtë pikë si do të ndiheshit?.