• |
ide | kryesore

Studimi i ri, një në tre çifte kanë harruar se kurë kanë bërë seks

Arkiva, Stil
studimi-i-ri-zbulon-se-nj-euml-n-euml-tre-ccedil-ifte-kan-euml-harruar-se-kur-euml-kan-euml-b-euml-r-euml-seks_hd.jpg



Një studim i bërë me dymijë çifte që janë në lidhje të gjatë, tregon se një e treta e tyre, e kanë harruar herën e fundit, kur kanë bërë seks.

Shumë çifte janë në lidhje pa marrëdhënie seksuale, duke i lënë fajet jetës së ngjeshur dhe punë, që po i lënë pa kryer marrëdhënie.

Madje, një në dhjetë çifte, pranojnë se më nuk kryejnë marrëdhënie me partnerin e tyre. 

Jeta familjare, ka bërë që 38 për qind e çifteve, mes moshës 24 deri në 44-vjeçar, të kenë probleme me marrëdhënie seksuale.

Kurse, një në gjashtë persona, kanë pranuar se kanë pasur seks më të mirë, me partnerin e mëparshëm.

Gjysmë e të anketuarve, kanë thënë se nuk flasin për fantazitë seksuale më partnerët e tyre.

Rreth 27 për qind, poashtu vuajnë nga mungesa e vetëbesimit në shtrat. /Telegrafi