• |
ide | kryesore

10 nga gjërat më të shtrenjta në botë, që kushdo i ëndëron

Arkiva, Stil
image264.jpeg



Pa dyshim që çdo njeri do t’i ëndëronte t’i kishte këto 10 gjërat më poshtë, qoftë edhe një herë të vetme. Por ato janë vërtet suvenire të ralla dhe super të shtrenjta, fatkeqësisht vetëm për njerëzit e pasur të botës. Ja cilaj janë ato.

1) Ky jaht

Ky jaht është i mbuluar me 100,000kg ar dhe platin, si dhe ka edhe plotë karakteristika tjera, si p.sh. një statujë të përbërë nga eshtrat e një dinozauri T-Rex, dhe gota të verës të bëra nga diamanti 18 karat.Ky jaht e ka vlerën 4.5 miliardë dollarë.

2) Kjo shtëpi

Miliarderi indian, Mukesh Ambani, e ka ndërtuar këtë shtëpi 34 katshe.Kjo shtëpi mund ta përballoj një tërmet me magnitudë 8.0, i ka 3 hapësira të rezervuara për parkimin e helikopterëve, si dhe një parking me mjaftueshëm hapësirë sa për 160 vetura.Kjo shtëpi e ka vlerën 1 miliardë dollarë.

3) Ferrari GTO

Ferrari GTO e vitit 1963 është blerë nga një person, emri i të cilit apo të cilës nuk është bërë kurrë i ditur.Vlera e tij është rritur për 50%, dhe tani ka vlerën 52 milion dollarë.

4) Bugatti Veyron

A dëshironi një veturë e cila mund të arrijë shpejtësinë prej 100 km/h për 2.8 sekonda?  Bugatti Veyron i mbuluar me ari është përgjigja juaj.Disa miliarderë të Lindjes së Mesme, si dhe këngëtari Flo Rida e posedojnë këtë veturë e cila ka vlerën prej 10 milion dollarëve.

5) Vila Leopolda

E ndërtuar në French Riviera, Vila Leopolda është vila më e shtrenjtë në botë.Kjo vilë e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si spital, e ka vlerën rreth 506 milion dollarë.

6) Domaini

Imagjinoni sikur të blini një domain prej 16 milion dollarëve.Epo, edhe pse duket e pamundur, kjo është saktësisht vlera e domainit të Insure.com

7) Shtrati magnetik

Ky shtrat i cili është duke ‘lundruar’, është një shtrat magnetik dhe mund të mbajë mbi 9000 kg.Nëse i keni 1.6 milion dollarë, ju mund të ia blini vetes një shtrat të tillë.

8) Kjo orë

Siç duket është e vërtetë thënia që koha është para, pasi që kjo orë me gurë të vlefshëm 201 karatësh kushton 25 milion dollarë.

9) Ky zinxhirë i dorës

Ky zinxhir i dorës është më i shtrenjti në planet, dhe ky ka qenë fillimi i takimeve mes Edward VII dhe Wallis Simpson, si dhe ka vlerën prej 12.4 milion dollarë.

10) “The Card Players”

Kjo vepër e artit e quajtur ‘The Card Players” nga artisti francez Paul Cezzane, e ka vlerën gati 260 milionë dollarë.