• |
ide | kryesore

Videot më të çuditshme në botë? Gjoksi i shqiptares në 5-she

Arkiva, Stil
enki.jpg



Një shqiptare ia ka dalë të jetë në mesin e pesë videove më të çuditshme të vitit që po mbyllim.
 
Bëhet fjalë për ish-prezantuesen e ZjarrTV, Enki Bracaj, e famshme për prezantimin e lajmeve me gjoksin e ekspozuar.
 
Ajo u pushua nga puna, pasi pranoi një kërkesë të revistës Playboy për të pozuar për të.
 
Më poshtë është koleksioni me pesë videot më të çuditshme të vitit, përgatitur nga Daily Mail.
 
-Zhurma e çuditshme që ka pushtuar prej kohësh qiejt. Nga Kanadaja në Ukrainë, nga SHBA në Gjermani e deri në Bjellorusi, kjo zhurmë e pashpjegueshme është bërë virale në rrjet. 
 
-Një studente amerikane vendosi të zhvishet në ambientet e bibliotekës së Universitetit të Oregonit. Kendra Sunderland, 19 vjeç, u arrestua dhe më pas u lirua. Prej atëherë, ajo është bërë një yll i botës porno.
 
-Një studente shqiptare arriti të fitojë një vend pune në televizion, pasi nuk vishte reçipeta gjatë prezantimit të lajmeve. Enki Bracaj studion marrëdhënie me publikun. Ajo tha se kjo ishte një mënyrë për të ecur përpara në një treg shumë konkurrues.
 
-Kjo video e frikshme, e regjistruar në Britani, tregon momentin kur një forcë e pashpjegueshme rrëzon përtokë një vajzë vetëm 1 vjeç. Lexi Hood nisi të thoshte: “Djalosh i keq”, por prindërit e saj nuk shihnin asgjë.
 
-Një nënë në Argjentinë është e bindur se ka filmuar një fantazmë, teksa lëviz pranë djalit të saj. Disa njerëz thonë se video është false, megjithatë ajo ka tërhequr miliona klikime