• |
ide | kryesore

‘Rrjeti seksual më fin në historinë e njerëzimit’

Arkiva, Stil
claudeta.jpg



Siç e ka thënë edhe një klient ekstremisht i kënaqur, “ajo drejtonte rrjetin seksual më fin në historinë e njerëzimit”.

Para pak ditësh u nda nga jeta Fernande Grudet- që e quante veten Madame Claude- e cila ofronte prostituta të klasit A për klientë të këtij klasi.

Kolonel Gadafi, ylli i Hollivudit, Marlon Brando dhe më shumë se gjysma e kabinetit ministror në Francë merrnin ‘shërbimet’ e ‘200 Klaudetave’, siç njiheshin këto vajza.

Ishte Madame Claude që frymëzoi termin ‘Call girl’.

Nuk kishte vajza që dilnin fshehurazi nëpër qoshet e rrugëve.

Në fakt, thjesht telefonoje bordellon në Paris dhe lije takimin.

Çfarë donin miliarderët, prindërit dhe presidentët, e ofronte Madame Claude, që vdiq javën e shkuar në moshën 92-vjeçare.

Presidenti amerikan, JFK kishte kërkuar një të ngjashme me të shoqen, por ‘më të nxehtë’.

Gianni Agnelli, miliarderi i Fiat-it kishte organizuar një orgji.

Shahu i Iranit ishte një klient i rregullt i Klaudetave.

Ato i dërgoheshin çdo të premte në Teheran.

Klaudetat ishin veçanërisht të njohura për politikanët francezë.

Një ministër i lartë po bënte seks me një Klaudetë, kur u ndërpre nga e dashura lesbike e saj.

E tërbuar, ajo nisi ta ndjekë me thikë në rrugë politikanin e zhveshur.

Edhe Madame Claude shokohej ndonjëherë me kërkesat.

Miliarderi i anijeve, Aristotle Onassis, në një rast u shfaq me të dashurën e tij dhe kërkoi akte seksuale të tilla, që do skuqnin edhe prostitutën më të regjur.

Madame Claude i përzgjidhte prostitutat nga universitete elitare si Sorbonna, por edhe nga pasarelat e Christian Dior.

Më të preferuara ishin modelet skandinave.

Ajo madje kishte punësuar gjurmues për këtë çështje.

Njëherë një parizien i pasur refuzoi të bënte seks me të fejuarën e tij dhe telefonoi për një Klaudetë, duke zbuluar për çudi se ajo që i ofruan ishte … vetë e fejuara.

Ai e ndërpreu fejesën.

Madame Claude madje në një rast tentoi të rekrutonte yllin e filmave, Joan Collins.

Në vitin 1977, e kërcënuar nga taksat dhe prokurorët, ajo u zhvendos në Los Angeles, ku u njoh me Collins.

“Mendoj se do ia dilje shumë mirë në këtë biznes,” i tha.

“Burri yt nuk ka pse e di këtë gjë. Mendoj se do bësh një dorë të mirë parash për të blerë gjëra”.

Ajo refuzoi me humor.

Përpara se të merreshin në punë, Klaudetat jepnin intervistë të zhveshura.

Disa prej tyre, pasi punësoheshin, i nënshtroheshin operacioneve plastike.

Natyrisht baza e suksesit duhej të ishte ‘tres bien au lit’ (shumë të mira në krevat).

Kërkesat ishin shumë të larta dhe refuzimet po ashtu.

Në një rast, një vajzë gjermane, që u refuzua për të punuar në bordellon e saj, u kthye me një armë, me qëllimin për të vrarë Madame Claude.

Një plumb i kaloi mbi kokë, një tjetër e kapi në dorë, duke e lënë me dy gishta të këputur.

Pasi kalonin testimin fizik, vajzat bënin dy vite “shkollë” për letërsi dhe frëngjisht.

Ajo i vishte me Yves Saint Lauren dhe bizhuteri Winston, çanta Louis Vuitton dhe ora Cartier.

Në vitin 1977 ajo merrte nga 200 USD për një pasdite deri në 10 mijë dollarë për vajza të veçanta.

Aq e famshme ishte bërë, sa në këtë vit u bë një film për të.

Ky rrjet perfekt prostitucioni kishte mbrojtjen jozyrtare të qeverisë franceze, pasi gjysma e tyre ishin klientë.

Megjithatë me kalimin e viteve, mbrojtja për të nisi të zbehej.

Si rezultat, në vitin 1992 ajo u arrestua me akuzën e prostitucionit.

Ajo refuzoi një vajzë, pasi ishte 5 kilogramë mbi peshë.

E zemëruar, ajo u bë informatore në polici.

Kur u arrestua, po merrte në intervistë një Klaudetë.

Në gjykatë u luajt një kasetë, ku dëgjojeh Madame Claude duke i thënë vajzës: “Këto kofshët e tua janë pak të rënda”.

Pas gjashtë muajsh burg, ajo doli në pension në Nisë, ku vdiq javën e shkuar në një azil.

Në epitafin e saj, të parashikuar që në vitin 1994, shkruhet: “Ka dy gjëra për të cilat njerëzit paguajnë gjithmonë: Ushqimi dhe seksi, dhe unë nuk kam qenë e mirë në gatim”./mapo/

From 1961 until 1977, Fernande Grudet (pictured) — who called herself Madame Claude — provided the ultimate A-list of prostitutes for the ultimate A-list of clients Brothel keeper to the stars Fernande Grudet (pictured), better known as Madame Claude, died aged 92 last weekendClaude (pictured in the 1960s) also claimed famous painter Marc Chagall would regularly show up to paint nude portraits of the woman