• |
ide | kryesore

Revista Televizive: Uniformat e reja të policisë, pajise edhe për antim…

Arkiva, Syri i Lapsit
Revista.jpg



Revista Televizive, emisioni satirik në Zjarr Tv, në edicionin e radhës ka ironizuar uniformat e reja të policisë. Ato u prezantuan pak ditë më parë nga ministri Tahiri, por prezantimi u pasua menjëherë me një valë ironie në internet. Qytetarë të ndryshëm i quanin si veshje polumbarësh apo kostum të personazhit të njohur të filmave të animuar, "Spiderman". Revista Televizive shkon më tej dhe thotë se pjesë e uniformave është edhe një pajisje antim… ose mbathje shtesë që t'i përdorin sa herë përballen me kriminelët. Një satirë paksa e tepruar, por që vë në lojë show -n e Tahirit si pjesë e qeverisë së fasadave, në një kohë kur vrasjet kanë arritur shifra rekord. /Lapsi.al