• |
ide | kryesore

A mund të përdoret trupi i një femre kështu?

Arkiva, Ide
berat-buzhala-oped-express.jpg



Para dy tri ditësh ishte nxirë Facebook'u me reagime të natyrshme të femrave, që po e mbronin një femër tjetër, në këtë rast deputeten e Lëvizjës Vetëvendosje. 

Ato po e mbronin një femër tjetër, Albulena Haxhiun, e cila ishte vënë në thumb të portaleve, që po raportonin bazuar mbi disa fotografime të ultrazërit, e që dolën të ishin të pavërteta. (lexo poshte lajme/Lapsi.al).

Reagim plotësisht me vend. Gratë duhet të mbrojnë njëra tjetrën fuqishëm, sa herë që cenohet dinjiteti i njërës apo tjetrës.  Por cështja shtrohet, se a duhet tash ato ta marrin në mbrojtje, një femër, prapë Albulenën, në trupin e të cilës – tash më të vërtetë – është gjetur një bombolë e gazit lotsjellës.  A duhet këto gra ta ngrisin zërin e tyre kundër kujtdo që ka guximin ta përdorë trupin e femrës si mburojë për realizimin e qëllimeve politike?  Ose shtrohet pyetja edhe kështu: Kush abuzoi më shumë me femrën, Indeksonline, që e paska botuar një informatë të rreme, apo Albin Kurti, dhe liderërt e tjerë të opozitës, që kanë vendosur të shkaktojnë trazira në Kuvend, duke mos zgjedhur mjete?  Apo ndoshta femrat në Kosovë reagojnë, edhe ato, politikisht. Pra, a janë femrat që po e mbrojnë opozitës, apo që po i mbrojnë femrat tjera?  Ne nuk e dimë me saktësi, por tash ka bazë për dyshim që prej fillimit të protestave në Kuvendin e Kosovës, e deri më tash, i gjithë gazi qenka futur në Kuvend përmes trupit te femrave. Ka mundësi që secila prej deputeteve të opozitës është detyruar nga liderët e tyre 'që të jenë në krye të detyrës', duke bërë sakrifica të tilla me pasoja katastrofale për shëndetin e tyre.  Në këtë derexhe mund t'i sjellë koleget e tij femra vetëm Albin Kurti. Ky i fundit po e dëshmon tash e sa herë që nuk ka pikë respekti për jetët njerëzore. Për të është e rëndësishme që t'i realizojë qëllimet e tij halucinante. Që të kapë një vend në historinë e Kosovës, të cilën ai tashmë e konsideron të mbyllur. Në anën tjetër, Kurti po futet në histori, por për qëllime të tjera.  Të kthehemi edhe njëherë te tema e mbrojtjes së femrave. Si është e mundur që një grup burrash të vendosin që futjen e gazit në Kuvend, t'ua caktojnë si detyrë femrave.  Pse, për shembull, ata, nuk e fshehin të njëjtin brenda trupit të tyre? /Berat Buzhala