• |
ide | kryesore

Shtatzënia ishte arsyeja pse Françeska sulmoi ish-shoqen?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Video e sherrit mes modeles Françeska Jaçe dhe ish-shoqes së saj, Katerina Beqo, bëri xhiron e mediave sociale. Pasi pamë sulmin përmes kamerave të sigurisë ne videotekë, denoncimi i 28-vjeçares në polici, duket se ka zbardhur shkaqet e vërteta të përplasjes mes banores së Big Brother dhe Beqos.

Sipas deklaratave të Katerinës, 22-vjeçarja e rrahu sepse ishte xheloze, duke specifikuar se në momentin e agresionit, Françi ishte e dehur. Por detajet e botuara sot në gazetën Paloma, flasin për shtatzëninë e Katerinës që mund ta ketë shqetësuar modelen vlonjate. Në muajin e katërt të shtatzënisë, vajza e cila dëshmoi se dikur e mbante në shtëpi Françeskën, thuhet se ka pësuar një tronditje të madhe për shkak të sulmit.

Sakaq, dhunuesja që njihet ndryshe se Franceska e Big Brother vijon të jetë e lirë dhe të postojë foto nga Blloku edhe pse është person në kërkim policor.