• |
ide | kryesore

Pas divorcit, Soni Malaj nis bashkëjetesën me biznesmenin nga Tirana (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
tryt.JPG



Pak muaj pas divorcit nga balerini Mirko Luccarelli, Soni Malaj duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj. Gati një muaj më parë, mediat rozë folën për një dashuri të re në jetën e këngëtares dhe tashmë, mësohet se ajo ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj të ri. Bëhet fjalë për një bzinesmen nga Tirana, me emrin Klevi i cili duket se ka Ýtuar zemrën e Malajt e cila nga martesa me Luccarelli-n, ka një vajzë 4-vjeçare.

Miq të këngëtares bëjnë me dije se ai e shoqëron vazhdimisht në klipe dhe sete fotografike. Ajo e ka pohuar lidhjen e re edhe në emisionin “Prive” ku nuk e ka fshehur buzëqeshjen për këtë marrëdhënie të re në jetën e saj. Fotot e Sonit e shoqëruar nga biznesmeni, janë bërë publike gjatë së shtunës nga gazeta “Panorama”.