• |
ide | kryesore

Gjashtë nuse rrëfejnë se çfarë i ka bërë të pendohen më së shumti në dasmën e tyre

Arkiva, Stil
e41fce4d2112dfe969f8fea9915cc70b-780x439.jpg



Dita e dasmës ndryshe njihet edhe si një nga ditët më të lumtura të çdo personi, ose të paktën kështu duhet të jetë.

Dasma është një nga ‘festat’ më të shtrenjta që ia bëni vetes dhe zakonisht merr muaj ose edhe vite që ta planifikoni. Do të kaloni orë, ditë e javë të tëra duke i qartësuar detajet vetëm që ta bëni dasmën tuaj një festë të përsosur.

Për t’ju ndihmuar që të shmangni çdo pendim në ditën e dasmës tuaj, Telegrafi i sjell për ju rrëfimet e 6 nuseve që kanë treguar se për çfarë pendohen më së shumti në ditën e dasmës së tyre.

 

1) Çmimi

“Gjatë tërë ditës kam menduar se sa ka kushtuar kjo festë dhe nuk mund të kënaqesha kur e dija koston e kësaj dite. Nëse do të kisha mundur ta riktheja kohën, do t’i kisha thënë jo shumë gjërave”, – Jenna K., 29 vjeçare.

2) Fustani

“Jam gëzuar shumë kur e kam gjetur fustanin e ëndrrave dhe e kam blerë menjëherë. Por, nuk e kam kuptuar deri në ditën e dasmës që fustani është shumë i ngushtë dhe me vështirësi lëvizja në të. Kërcimi ishte një ankth i vërtetë”, – Marissa K., 34 vjeçare.

3) Lulet

“Lulet më kanë kushtuar shumë para dhe gjatë dasmës thuajse nuk i kam vërejtur hiç. Kur planifikoni një dasmë, ju mund të mendoni se lulet janë një domosdoshmëri e vërtetë dhe nëse nuk i keni ato  nuk do të ndjeheni si në dasmë. E vërteta është që askush nuk i vëren ato dhe nëse nuk i blini do të kurseni shumë para”, – Sarah L., 28 vjeçare.

4) Mos kaloni shumë kohë para kamerës

“Kam menduar se dua të kem një fotografi me të secilin anëtarë të familjes që ka qenë në dasmë dhe kam kaluar shumë kohë para ceremonisë me fotografin duke e kërkuar çdo anëtarë të familjes për ta bërë fotografinë tonë. Në fund, më me qejf do kisha kursyer dy orë për tu qetësuar dhe kënaqur me veten sesa t’i bëja ato fotografi”, Monica J., 32 vjeçare.

5) Mos planifikimi i një ‘After-party’

“Unë nuk kam dashur që të përfundoj dasma ime, e as të ftuarit e mi nuk kanë dashur. Kur ka përfunduar nata, të gjithë më kanë pyetur se a ka ‘after-party’. Unë nuk kisha planifikuar ndonjë gjë dhe ishte një detyrë e vështirë të gjeje një vend për të shkuar me 50 njerëz që donin ta vazhdonin festën deri në 4 të mëngjesit”, – Dana F. 25 vjeçare.

6) Mos u brengosni për të tjerët

“Tërë natën e kam kaluar duke menduar se çfarë po mendojnë njerëzit dhe a po kënaqen. Unë thuajse nuk kam qenë prezente në moment dhe me vështirësi e mbaj mend ceremoninë time. Do doja shumë që të mos ma ndiente aq shumë për të ftuarit e mi dhe të fokusohesha më shumë në vetën time”, Debby R., 24 vjeçare.