• |
ide | kryesore

FOTO/ Njihni femrat që ruajnë kryeministrin Rama dhe VIP-at e tjerë

Arkiva, Paparazzi
vipppp.jpg



Të gjithë mendojnë se, disa profesione duket sikur janë të destinuara të jenë për një gjini të caktuar. Në qoftë se më parë, punën e femrave e bënin vetëm ato dhe e kundërta, tani gjërat kanë ndryshuar.
Ka ardhur koha që, ndodh të shohësh femra mekanike, hidraulike, apo meshkuj rrobaqepës.
 
I tillë është dhe profesioni i truprojës ose bodigardit siç njihet ndryshe. Në pamje të parë duket si një profesion të cilin mund ta bëjnë vetëm meshkujt, por kjo nuk është e vërtetë.
 
Në fillim ishte Kryeministri Rama që punësoi një truprojë femër në eskortën e tij dhe tani ka shumë të tilla.
 
Këto 4 bodigarde janë shembulli konkret që e vërtetojnë këtë gjë. Quhen Naxhie Gashi, Dora Fanti, Ornela Koca dhe Stela Brahaj.
 
Gashi ka qenë prej kohësh truproja e Rita Orës, Kryeministrit shqiptar dhe atij kosovar, Presidentit të Kosovës, Princit Charls të Anglisë dhe shumë VIP-ave e diplomatëve të huaj.
 
Mos u gënjeni nga pamja e tyre dhe mos u tregoni maskilistë sepse dhe mund ta pësoni nga këto vajza me muskuj./shqiperiaime