• |
ide | kryesore

I dashuri i Çiljetës në dhomën e zhveshjes, Alban Hoxha feston lakuriq

Arkiva, Paparazzi
IMG_7485.JPG



Marrëdhënia e tyre duket se është forcuar dhe jo rrallë herë, këngëtarja është kapur “mat” duke komentuar gjithë dashuri postimet e portjerit të Partizanit. Ndonëse Alban Hoxha nuk ka folur publikisht, veprimet e tij kanë lënë të kuptohet se së bashku me Çiljetën, po kalojnë kohë të bukura.

Ai si sportist dhe ajo si personazh i showbiz-it, natyrisht që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes së mediave. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një pozë jo të zakontë nga dhoma e zhveshjes…

Portjeri i Kombëtares duket i qeshur në foton e siguruar nga lapsi.al. Me siguri pas ndonjë ndeshje të suksesshme, Alban Hoxha nuk mund ta fshehë atmosferën e fitores në prani të shokëve të skuadrës.