• |
ide | kryesore

Femra, kujdes kur visheni me të kuqe

Arkiva, Stil
helga-fk-780x439_1478796283-8197077.jpg



Pavarësisht moshës, gjinisë dhe profesionit tuaj, ka raste të caktuara dhe rrethana ku ju duhet të bëni kujdes me ngjyrat që vishni. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ju zgjidhni të kuqen e ndritshme apo dhe ngjyra të tjera “të guximshme”.

Mos harroni, një fustan i kuq me dantella ose një buzëkuq të kuq nuk është gjithmonë një zgjedhje e përkryer, dhe ka shpjegime shkencore për këtë.

Tashmë është vërtetuar shkencërisht se një grua e veshur me të kuqe, vlerësohet nga meshkujt, më tërheqëse dhe seksuale në krahasim me veshjet që kanë ngjyra të tjera, shkruan Klan Kosova.

E kuqja është një ngjyrë e energjisë dhe fuqisë, funksionon për stilin e punës, duke theksuar udhëheqjen dhe entuziazmin.

Por, në anën tjetër, ngjyra e kuqe është ngjyra e pasionit dhe rrezikut, dhe përdorimi i gjerë i saj mund të shkaktojë që njerëzit t’ju kuptojnë gabim.

Sipas psikologjisë, ngjyra e kuqe është ngjyrë emocionalisht shumë intensive dhe ngjyrë e ngrohtë.