• |
ide | kryesore

Shenjat që tregojnë se marredhënia juaj është drejt fundit!

Arkiva, Stil
couple-at-war-4.jpg



Pas një ndarjeje të dhimbshme apo jo, mund të fshihen 1001 arsye. Ashtu si çdo histori dashurie nuk i ngjan tjetrës dhe për ndarjet mund të themi të njëjtën gjë. Për të shmangur situatat dramatike apo të dhimbshme që të bëjnë të besosh që je njeriu më i keq në rruzullin tokësor vetëm se i dhe fund një lidhjeje, 8 arsyet e mëposhtme ndoshta do jua bëjnë më të lehtë vendimin tuaj. Nëse situate paraqitet si më poshtë, atëherë është e kotë të vazhdoni, lidhja juaj nuk ka të ardhme.

Ju grindeni thuajse për çdo gjë. 
Nuk ndieni dëshirën më të vogël për të lënë punën apo një aktivitet tjetër për të takuar partnerin. 
Çdo gjë që partneri bën , ju duket bezidsëse 
Nxirrni 1001justifikime vetëm për të mos kryer marrëdhënie seksuale 
Prisni me padurim për të kaluar një mbëmje vetëm mes miqsh 
Jeni të interesuar për njerëz të tjerë. Jeni të hapur ndaj njohjeve të reja
Nuk keni më të voglën dëshirë për të sakrifikuar për hir të dashurisë
Nuk e imagjinon dot jetën tënde me personin që keni në krahë.