• |
ide | kryesore

Bella Hadid tregon arsyen e ndarjes nga The Weekend

Arkiva, Paparazzi
bella.jpg



Tre javë para shfaqjes së modës të “Victoria Secret” nëntorin e kaluar modelja e famshme Bella Hadid dhe këngëtari The Weekend i dhanë fund lidhjes së tyre.

Bukuroshja shkëlqeu në pasarele muajin e kaluar duke e quajtur si performancën më të pabesueshme për të , e duke aktruar në një mënyrë fantastike a thua nuk kishte ndodhur asgjë.

Ndërkohë Abel Tesfaye (The Weekend) ështe fotografuar duke shkëmbyer një puthje me Selena Gomez.

Ajo çka thotë Bella për ndarjen nga ish i dashuri i saj në “Teen Vogue” është se megjithëse e vuan largimin e tij çdo gjë do të kaloj

“Ishte ndarja ime e parë, ose e dyta, pas kalit tim të dashur, dhe ishte publike. Ju mund të mendoni se unë e përballova shumë mirë, por gjithmonë në zemrën time është përjetuar keq.Do të jetë e vështirë për pak kohë. Dashuria dhemb”, ka thënë ajo.