• |
ide | kryesore

Pas martese, kunata ka këtë mendim për Almeda Abazin!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
image389.jpeg



Modelja dhe aktorja shqiptare u martua me aktorin turk Tolghan Sayisman më 13 Shkurt dhe duket se përveç zemrës së tij ka rrëmbyer edhe zemrat e gjithë familjes së re.

Kunata e saj i ka bërë një dedikim të veçantë Almedës:

“Duke parë këtë fotografi për herë të parë mendova se isha unë. Kështu fiks jam ndierë sot. Vëllaçko im ka qenë më shumë se sa vëlla për mua dhe ka sakrifikuar shumë për lumturinë time. Gjithmonë më ka mbrojtur dhe shumë herë ka qenë mik dhe baba për mua. Në 13 shkurt ai u lidh në martesë me një vajzë të bukur e të mrekullueshme që quhet Almeda. Gjithmonë kam thënë se nuk do ta ndaja kurrë vëllain me dikë tjetër, por kuptova që Almeda është personi i duhur dhe shpresoj që ta ndajë ajo tashmë me mua vëllain. Emocionet nuk mund të kontrollohen dhe as shpjegohen dhe në këtë fotografi ata e kanë kapur atë që duhet. Jam shumë e lumtur për të dy dhe shpresoj të jetoni gjithë jetën bashkë dhe të lumtur!”, shkruan ajo.