• |
ide | kryesore

CIA ngrin mbështetjen ndaj rebelëve në Siri 

Arkiva, Planet
rebelet siri.jpg



Rebelët kundër Bashar Al-Assad në Siri nuk po ndihmohen më ushtarakisht nga CIA. Burime nga rebelët konfirmojnë ndërprerjen e ndihmave ushtarake të koordinuara të CIA-s që pas sulmit islamik që pësuar muajin e kaluar.

Dyshohet se kjo ndërprerje e ndihmave lidhet me parandalimin e rënies së armëve dhe parave në duart e militantëve xhihadistë. Burime nga rebelët thonë se kjo ngrirje e mbështetjes nga ajri do të jetë e përkohsme.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë që kanë njohje mbi programin e udhëhequr nga CIA, kjo lëvizje “difensive” e CIA-s nuk ka lidhje me ndryshimin e administratës amerikane nga Obama tek Donald Trump.