• |
ide | kryesore

Gjenden në Libi trupat e pajetë të 87 emigrantëve afrikanë të nisur për Itali 

Arkiva, Planet
imigrants.jpg



Trupat e 87 emigrantëve afrikanë janë gjendur në brigjet e Zavijas, qytetit Zavija në Libi, gjatë tragjedisë së fundit që goditi vendin. Mediat e huaja raportojnë se besohet se janë përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe për të shkuar në Itali. Numri i vdekjeve të emigrantëve ka arritur në nivele rekord gjatë muajve të fundit teksa përshkojnë këtë rrugë.

Skuadrat e shpëtimit kanë gjetur edhe një varkë pranë trupave dhe dyshohet se mund të ketë edhe trupa të tjerë pasi zakonisht një varkë e tillë mban 120 vetë, njoftojnë më tej mediat e huaja.

Disa prej viktimave dyshohet se janë fëmijë. Sakaq, sipas autoriteteve, në varkë kanë qenë 110 persona. Autoritetet kanë bërë më tej të ditur se mbi 500 persona u shpëtuan këtë të premte pranë qytetit Sabrata në Libi.

Ndërsa gjatë vitit të kaluar, të paktën 5 mijë persona u mbytën teksa përpiqeshin të mbërrinin në Evropë përmes Detit Mesdhe. Trafikantët përdorin tashmë varka më të mëdha që të fusin sa më shumë emigrantë. Varkat që ata përdorin janë të dobëta duke rritur gjithnjë e më shumë mundësinë për tu përmbytur.