• |
ide | kryesore

5 djelmosha shfaqen në teatër!(VIDEO)

Arkiva, Stil
5 djelmoshat baner 260x 600.JPG



Teatri Kombëtar filloi shfaqjet për këte vit, dhe premiera e parë do të na sjellë këtë fundjavë shfaqjen ”5 djelmoshat” të autores Simona Semnic dhe me regji nga Helidon Fino.

“Eshtë një vepër  ku 5 aktorë të rritur luajnë 5 djem të moshës 10-11 vjecare. Ngjarja zhvillohet në një mjedis të veçuar, ku djemtë takohen për të luajtur në kohën e tyre të lirë.

Kjo shfaqje flet për problematikat e 5 djelmoshave  dhe është një shkundje e fortë për gjithë shoqërinë. Ajo na shtyn drejt një reflektimi të sinqertë mbi atë që ndodh në botën e fëmijëve tanë, që është dhe bota jonë prej të rriturish, dikur fëmijë, ku ne hyjmë e dalim pa kuptuar gjurmët që mbeten në të, sikur të ishte një skutë e errët, që nuk na përket.”Kjo është një përmbledhje e shkurtër e asaj që do të shohim në skenë.

Në rolin e djelmoshave janë aktorvt Genti Deçka, Dritan Boriçi, Neritan Liçaj, Gent Hazizi dhe Laert Vasili.

“5 djelmoshat” është një vepër shumë e njohur që ka fituar dhe cmimin e parë Grum.Pas ketij cmimi ajo pritet të ketë sukses dhe në skenën e Teatrit Kombëtar.

Rezervimet kanë filluar, kështu që nxitoni ti kapni djelmoshat para se të ikin!