• |
ide | kryesore

Iphone 8 thyen cdo parashikim, vjen me risi revolucionare!

Arkiva, Planet
a9004f99a956f6c24f65d1957c4a9b83_L.jpg



Kamera e iPhone 7 plus u cilësua si “e ardhmja e fotografisë”, por teknologjia e përdorur për përvjetorin e 10-të të smartphone-it ikonik thuhet të jetë “revolucionare”!

Një analist ka zbuluar se Apple po planifikon të implementojë një kamera ballore me modul infra të kuq që ndjen hapësirën 3 dimensionale rreth iPhone 8. Ky sistem mund të përdoret për një sërë aplikacionesh duke përfshirë një selfie që mund të shtohet në botën e augmentuar, njohjen e fytyrës apo skanimin e irisit të syrit. Praktikisht kamera do të emetonte sinjale drite të padukshme infra të kuqe. Ato do të godisnin objektet rreth e rrotull dhe do të ktheheshin duke përdorur një marrës rrezesh infra të kuqe 1.4 megapixel. Kjo do të transportonte selfiet në lojërat e luajtur në terren, ndryshe të quajtura të augmentuara. Një e re që do të ndryshonte lojën e smartphone-ve një herë e mirë.