• |
ide | kryesore

Cfarë shkruan 50 Cent për Linda Halimin

Arkiva, Paparazzi
auto_201703291305066436001490954739.jpg



Ende pa i bërë një javë nga publikimi, kënga “Now” e Lindita Halimit duket se po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca në mbarë botën.

“This is 50”, faqja zyrtare e 50 cent-it shkrimin e magazinës “Wazzuptonight” që flet për Lindita Halimin dhe këngën “Now”, e kanë publikuar edhe në faqen e tyre duke i ftuar njerëzit që ta dëgjojnë hitin e kësaj vere, shkruan KultPlus.

“Kush do e mendonte që vajza që mbërriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga Kosova në vitin 2013-të, do të kalojë shumë shpejt në një ikonë të pop-it. Me një përmbledhje të sukseseve të saj, ajo me këngën më të re “Now”, po qëndron në top listat e radiove duke dhënë një shenjë të fortë që sivjet kjo këngë do të jetë një hit veror”, thuhet në shkrimin e “Wazzuptonight” të publikuar edhe te “This is 50”, për këngën e Lindita Halimit “Now”.