• |
ide | kryesore

Albi Nako injoron balerinin : Nuk di cfarë kategorie ta fus (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
albi-nako-e1416502066477.jpg



Albi Nako, Gerd Vaso dhe Esdalin Gorani kanë qenë gjithmonë balerinët më në zë dhe janë parë si rivalë me njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë gjë, Albi Nako është pyetur në intervistën për emisionin “Thumb” në “ABC News”. Gazetari i është drejtuar Albit duke e ngacmuar se çfarë mendon për Gerdin dhe Esdalinin. Albi Nako u përgjigj sinqerisht, duke shprehur hapur që “rivalitet” dhe aspak konsideratë ka vetëm mes tij dhe Esdalin Goranit.

Ai foli me shumë superlativa për Gerd Vason, duke e cilësuar si një balerin dhe një mik shumë të mirë, ndërsa për Esdalinin tha:

“Për këtë tjetrin nuk di çfarë të them, nuk di ku ta fus”. Përgjigjja e tij lë të kuptohet se Albi nuk e sheh Esdalinin si konkurrent, madje as si një balerin të mirë.