• |
ide | kryesore

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
5089cd7c006743919e3bdb3b48fcba59.jpg



 Alban Nimani, lideri i grupit “Asgjë Sikur Dielli” ndaui së fundmi me ndjekësit në rrjetet sociale lajmin e gëzueshëm që ai së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Në një foto të postuar në rrjetet sociale, shihet bashkëshortja e artistit me barkun e rrumbullakosur, si dhe djali i tij i parë. 

“Klejda, Joni dhe ☼.”- shkroi në përshkrimin e fotos Nimani, duke mos zbuluar kështu gjininë e fëmijës së çiftit që pritet të vijë së shpejti në jetë. 

Nimani prej disa kohësh jeton mes Tiranës dhe Prishtinës falë aktiviteteve të tij. Në Tiranë, ku ka edhe familjen, ai është i angazhuar në drejtimin e qendrës kulturore “Tulla”, ndërsa në Prishtinë, ai është pedagog në Fakultetin e Arteve.