• |
ide | kryesore

Ciara ndan lajmin e lindjes në rrjete sociale (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
ciara-ig.jpg



Këngëtarja e njohur Ciara ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Russell Wilson. Krenare për vogëlushen e porsalindur, ajo ka zgjedhur të ndajë emrin e vajzës me të gjithë fansat e rrjeteve sociale . “E dashur princeshë Sienna Wilson, nuk ka rëndësi se sa të mëdha do të jenë dallgët, ne do të jemi gjithmonë qetësia jote në stuhi. Të duam shumë! Mami dhe Babi.”-shkruan ajo në llogarinë e Instagramit.

Sipas burimeve të  E!News, thuhet se Ciara dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë. Për yllin e “Love Sex Magic”, Sienna është fëmija i dytë pas lindjes së djalit në maj të 2014-ës, nga marrëdhënia me reperin Future.

.