Ariana Grande ka pezulluar përfundimisht turneun e saj botëror pas bombardimeve terroriste në Angli , sipas burimeve të TMZ
Burimet e lidhura me Arianën i thonë TMZ-së, ajo nuk do të mbajë koncertin të enjten në Londër dhe ka vendosur që tani të mbajë të gjithë turin evropian në pritje. Ajo ishte planifikuar të performonte në Angli, Belgjikë, Poloni, Gjermani dhe Zvicër.
Ariana më herët shkroi në tëitter, “ndjehem e thyer nga thellësia e zemrës sime, ndjehem shumë keq, nuk kam fjalë.”
Burimet thonë se Ariana nuk është e shqetësuar me shfaqjet e saj për momentin, ajo dhe ekipi i saj do të rivlerësojnë orarin e turneut kur ajo të jetë gati emocionalisht.