• |
ide | kryesore

Ariana Grande koncert sërish në Manchester javën tjetër

Arkiva, Paparazzi
ariana-grande.jpg



Ariana Grande do të kthehet në Manchester pas një jave për të luajtur në një concert homazh që do t’u kushtohet viktimave të sulmit.

Artistja 23 vjeçare u kritikua pasi u kthye në shtëpinë e saj në Florida menjëherë pas sulmit terrorist në vend që të vizitonte viktimat që i kishin shpëtuar sulmit. Dhe ajo duket se e ka gjetur menjëherë një mënyrë se si të rregullojë gabimin e saj. Ariana ka bërë të ditur se do të kthehet në qytet për një concert bamirësie, si për t’i dhënë dhe goditjen e fundit frikës që kërkontë mbjellë terrorizmi përveçse t’u kushtojë respektin e duhur atyre që vuajtën në atë ditë fatkeqe. Burime pranë saj bëjnë me dije që ajo do të vijë të dielën tjetër më 4 qershor, saktësisht dy javë pas natës tragjike.