• |
ide | kryesore

Një vit pas vrasjes, përkujtohet Christina Grimmie

Arkiva, Paparazzi
christina-grimmie.jpg



Një vit pas vrasjes tronditëse të Christina Grimmie, familja e saj ka shfrytëzuar mediet sociale që të falënderojë fansat dhe botën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Ne duam të marrim këtë moment për të thënë faleminderit fansave të Christina në mbarë botën dhe të gjithë partnerët që kontribuan dhe po kontribuojnë ende në trashëgiminë e saj”, thuhet në deklaratë. “Lutjet, dashuria, inkurajimi dhe mbështetja juaj janë ndjerë nga ne si familje dhe ne jemi të përulur dhe thellësisht mirënjohës”, kishin shkruar më tej. Kengetarja u qëllua nga një fans i turbulluar pas një koncerti në Orlando, ndërsa nënshkroi autografe. Këngëtarja kishte fituar famë në The Voice në NBC në vitin 2014.