• |
ide | kryesore

(FOTO) Tjetër sulm terrorist në Francë, sulmohet furgoni i policisë

Arkiva, Planet
C_2_fotogallery_3013021_7_image.jpg



Sheshi Champs-Elysees, në qendër të Parisit, u mbyll pasi një shofer goditi me makinën e tij një furgon të policisë. 

Xhandarmëria kombëtare e Francës njofton se ky incident po hetohet si veprim i qëllimshëm terrorist, ndërsa në makinën e autorit raportohet të jetë gjetur edhe një armë.

Sipas policisë, shoferi i cili u bllokua menjëherë nga ata ka gjetur vdekjen, ndërsa në incident nuk ka të plagosur.

Ky sulm vjen vjen vetëm dy muaj pasi një polic u qëllua për vdekje në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. /LAPSI.AL/