• |
ide | kryesore

Kapen Irina Shayk dhe Bradley Cooper duke shëtitur në park me vajzën e sapolindur

Arkiva, Paparazzi
8fd36a59aa81b060724152b48ec8c261.jpg



Supermodelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper kanë qenë mjaft të rezervuar për sa i përket lindjes së vajzës së tyre Lea.

Prindërit e rinj kanë preferuar që të mos e ekspozojnë shumë vogëlushen e tyre disamuajshe. Edhe gjatë shtatzënisë, Irina nuk e ka treguar asnjëherë barkun e saj të rrumbullakosur, pavarësisht se paparacët ia kanë dalë ta fotografojnë supermodelen.

Gjithsesi, Bradley dhe Irina dalëngadalë kanë filluar ta tregojnë, Lea-n. Aktori është shfaqur me të bijën teksa shëtisnin të dy në park.

Lea është një topolake e bukur, që ka marrë nga të dy prindërit bukurinë e tyre.