• |
ide | kryesore

(VIDEO) Pamje të frikshme nga tërmeti në Meksikë

Arkiva, Planet
termeti .jpg



Një turist amerikan në Mexico City ka filmuar momentet kur kryeqyteti është goditur nga tërmeti i fuqishëm që shkaktoi të paktën 220 të vdekur.

Një numër i madh turistësh kishin hypur në varka kur goditi tërmeti. Sikurse dallohet edhe në video, lëkundjet e tokës shkaktojnë dallgë të forta, që shkundin varkat e turistëve.

Një djalë i vogël dëgjohet të thotë në video se nuk është ide e mirë të jesh në varkë në atë moment. Por rezultoi ndryshe. Falë qëndrimit mbi ujë ky grup turistësh nuk u prek nga godinat që u shembën duke lënë qindra të vdekur dhe të plagosur.

Pak ditë më parë Meksika u godit nga një tërmet tjetër në jug të vendit. /LAPSI.AL/