• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Atenati i dyfishtë në Lushnje, cilat janë pistat ku po heton policia

Të fundit



Lushnja është tronditur ditën e djeshme nga një atentat i dyfishtë ku kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, mbetur të vrarë në vend, ndërsa Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçar Bujar Turku, kanë mbetur të plagosur lehtë.

Mësohet se viktima Jurgen Hoxha, kishte vetëm katër ditë nga Belgjika. Sipas policisë, dyshohet se atentati lidhet me pazaret e drogës në Belgjikë dhe Hollandë, ku Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi kanë qëndruar.

Policia, për shkak të hetimeve nuk bën me dije sa persona qëlluan me armë, por sipas dëshmitarëve në momentin e ngjarjeve, qëlluesi ka qenë i vetëm.  Ai ka zbritur nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë, duke ju afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik.

Ndërkohë pista kryesore ku po punon policia është ajo e trafikut të drogës në Belgjikë dhe Hollandë. Kujtojmë se Zamir Latifit i është bërë atentat edhe një vit më parë me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *