• |
ide | kryesore

Masakra e Fushë-Krujës, Prokuroria i kërkon ndihmë Sllovenisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Masakra



Prokuroria i ka kërkuar ndihmë Sllovenisë për zbardhjen e masakrës së Fushë-Krujës ku u vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Mësohet se tre viktimat e 17 korrikut 2022 janë mbajtur në vëzhgim nga një makinë me targa sllovene. Ky automjet u identifikua përmes kamerave të sigurisë dhe dyshohet se personat në makinë kanë informuar autorët për çdo lëvizje të të rinjve.

Hetuesit i kanë kërkuar ndihmë Sllovenisë përmes një letërporosie, për të marrë sa më shumë të dhëna, se kujt i përket, nëse është automjet i vjedhur dhe a ka hyrë në Shqipëri në rrugë te ligjshme. Institucioni i akuzës nga ana tjetër po analizon qelizat e celularëve të disa personave të skeduar për krime të rënda, të cilët dyshohen se janë përfshirë në këtë ngjarje.

Masakra Fushë-Krujsë, ende pas një viti nuk ka asnjë autor. Pak javë pas vrasjen së të riut dhe dy miqve të tij tek mbikalimi i Fushë-Krujës u zhduk kushëriri i tij, Ervis Martnaj dhe ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.

Si ndodhi masakra

Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata e Besmir Hoxha po udhëtonin me automjet kur ranë pre e breshërisë së plumbave.

Automjeti drejtohej nga Besmir Hoxha, ndërkohë në sediljen e parë ishte Brilant Martinaj, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit, ndërkohë që në sediljen e pasme ndodhej Diklen Vata.

Automjeti tip “Volswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë u godit nga një tjetër mjet që lëvizte paralel me ta.

Trupi i Diklen Vata u gjet jashtë automjetit, çka dëshmoi se ai kishte tentuar të largohej, por që nuk ka mundur t’ia dalë pasi atentatorët janë rikthyer dhe e kanë qëlluar sërish.

Ndërkohë automjeti ku udhëtonin viktimat u përfshi nga flakët dhe fillimisht për hetuesit ishte e vështirë identifikimi i tyre.

Pas ngjarjes së rëndë një automjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në fshatin Larushkë.

Brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5.



1 Comment

  1. Po dihet kush i ka vrare, ai komando i Monopol me urdher te Rames qe te hiqej qafe banda Martinaj, sepse rrezikoheshin shume gjera qe nga bastet, prona qe u vodhi Mane ne Palase, etj! Kzsh mendon se Edi Rama nuk eshte urdherues vrasjesh, eshte ende ne gjume si buf!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *