• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Haki Çako ka firmosur dorëheqjen, e zyrtarizon…

Arkiva, Lajme



Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka bërë gati dokumentin e dorëheqjes nga detyra. Burime të besueshme i thanë lapsi.al se kreu i uniformave blu ka vendosur të largohet. Sipas të njëjtave burime Çako do ta zyrtarizojë largimin e tij nga policia ditën e premte. Kjo lëvizje vjen në momentin më të keq të policisë shtetit. Jemi pikërisht në kulmin e skandalit të dosjes “Habilaj-Tahiri” ndërsa këto ditë emra të rëndësishëm në policinë e shtetit janë implikuar në trafik droge. Ka edhe zëra se largimi i Çakos ka qenë një kërkesë e ardhur nga Italia për shkak se edhe emri i tij ka dalë gjatë hetimeve të kryera atje, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar. Nëse një gjë e tillë është konfirmohet mund të merret masa e arrestit edhe për vetë Çakon. Largimin e Haki Çakos e ka kërkuar me ngulm më herët LSI dhe më pas edhe Partia Demokratike. ©LAPSI.AL



1 Comment

  1. pun e karit,tash te dorhiqen keta e rama,pasi ju mbushen jo vetem gojen por edhe hundet e bythen kanabis.tash qe ju beri te terve dele,lop,thi,kazan e pis ne rrot te gjith te shkojn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *