• |
ide | kryesore

Atentati në Shëngjin/ 18 të shoqëruar në polici, kontroll në 7 shtëpi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka dhënë detaje mbi atentatin e mbrëmjes së kaluar në Shëngjin ku mbetën të plagosur 2 persona të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas uniformave blu shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Florian Dushku ndërsa i plagosuri tjetër Samet Berçaj u plagos aksidentalisht pasi është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Policia thotë se për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë këqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambiente. Policia thotë se vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me plagosjen e ditës së zgjedhjeve në Shëngjin ku Florian Dushku u godit me qytë pistolete në kokë, ngjarje për të cilën ai akuzoi të afërm të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *