• |
ide | kryesore

Tahiri nxjerr dokumentin nga prokuroria e Katanias: Nuk jam në hetim nga italianët!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Katanias nuk e ka nën hetim Saimir Tahirin. Vetë deputeti i nisi një kërkesë zyrtare italianëve, nëse ai është i përfshirë në hetimin e tyre për çështjen e Habilajve dhe përgjigja ka qenë negative. Me këtë përgjigje në dorë, Tahiri ngriti pyetjen: Prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë detaj që të nisë një procedim penal ndaj meje, por si ka mundësi që prokuroria jonë, me letra, brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim?

Ish ministri i Brendshëm mohoi edhe njëherë se ishte ai “Saimiri” që përmendej në përgjimet e Moisi Habilajt.

“Aty flitet për një Saimir që ka kamiona. Unë nuk mund të isha edhe bosi edh shoferi i bandës” është shprehur Saimir Tahiri, që ka kërkuar në prokurori hetime intensive.



1 Comment

  1. Vetem ai Kari gjate e beson. Tahiri nuk ka shkelur asnje ligj te shtetit Italian duke nderhyre ne Policine Shqiptare si minister i brendshem. Vodhi dhe Rinasin 3 here ne kohe vere vetem qe te zhvendoste vemendjen. Dhe si per koincidence shefi komisariatit te Rinasit ishte kusheri i dyte me Tahirin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *