• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në rrugën Shkozet-Shijak, shoferi përplas 55-vjeçarin dhe ia mbath

Arkiva, Lajme
aksident-trafiku-n-euml-rrug-euml-n-klin-euml-pej-euml-humb-jet-euml-n-nj-euml-person-hd-780x439.jpg



Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.

Në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti, shtetasi Dh.V, vjeç 55, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar për vdekje, nga një mjet.

Policia thotë se mjeti pasi e ka përplasur viktimën, është larguar nga vendi i ngjarjes për të mos u diktuar nga njeri, raporton durreslajm.

Fatkeqësisht përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe po punon gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *