• |
ide | kryesore

‘Zhduket’ Audi i Tahirit, prokuroria nuk arrin ta gjejë makinën që u ble nga Habilajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Hetuesit kanë kërkuar automjetin tip “Audi” me targë AA003GB, por pa mundur ta gjejnë atë. Pasi u denoncua si automjeti i ish-ministrit të Brendshëm, që përdorej nga Habilajt, targa e mjetit Audi mësohet se është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor. Nga një kërkim që ka bërë prokuroria rezulton se kjo targë nuk është më në qarkullim.
 
Po ashtu hetuesit kanë kërkuar edhe automjetin, i cili ndër të tjera rezulton me hyrje-dalje drejt Italisë, aty ku kanë zhvilluar aktivitetin e trafikut të drogës Habilajt, por edhe automjeti nuk është gjetur. Mësohet se pas çregjistrimit të targës AA003GB, makina është ritarguar, por nuk dihet vendndodhja e saj.



6 Comments

  1. Si tha xha Jaho tek filmi “Ne fillim te Veres”: Te perfitojme nga koha qe na dha djali! 🙂

    Keta jane mjeshtra akoma se keni kuptuar. Sa te tund bythet prokuroria, Audi eshte kthyer ne biciklete.

  2. Po keta te pafjshmit si e zhduken audin. qe ketu tahiri duhet te arrestohet. Se askush nuk i thote qe kur nuk i nhijhej trafikanet kur ua shiti makinen si ka mundesi qe ta dhane makinen perseri per udhetime perosnale?

  3. fake news punon ne qwnef negjmije,madje nje qenf negjmija e ka hapur mu ne surrel ku riprodhon krymba si fake news.athua rames ja nxen ter at audi mbrapa,qfare nuk ben kur dihet se rama dy meter ngjal lalzi qe i dha meta i hengri.po bllokun ku e quan pyes ridhjersit,bllokun e metes ,i ben 700 mij .per nji apo per 11.ter ai 21 janar per nji qelbesir te droguar,bastard e kokpalare.

  4. Mund te jete edhe “fake news”, por nese rezulton e vertete duhet pare mire çeshtja. Se pari ne emer te kujt ishte makina kur iu nderruan targat? Se dyti kush ishte personi qe shkoi te beje nderrimin e targave? Se treti pse iu nderruan targat makines aq shume te perfolur? Dhe me e rendesishmja, ku e ka derguar ate makine pronari i saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *