• |
ide | kryesore

Tiranë, sekuestrohen 4 makina luksi me vlerë 200 mijë euro

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, vijon zbatimin e planit te veprimit ne kuader te betejes kunder informalitetit.
Permes kontrolleve te ushtruara, nga ana strukturave te Drejtorise se Hetimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave ne bashkepunim me Drejtorine Vendore te Policise Tirane eshte bere i mundur sekuestrimi i kater automjeteve luksoze te tipit Range Rover dhe Mercedes Benz, te cilat rezultojne kontrabande.
Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorise, prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, per konsumimin e vepres penale per “Kontrabande me mallra te tjere” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” te parashikur nga nenit 174/1 dhe 186/1 te Kodit Penal.
Detyrimi doganor i shmangur per keto automjete arrine ne vleren 5.2 milione leke kurse vlera doganore e mallrave ne shumen 200 mije euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *