• |
ide | kryesore

Tahiri: Pas shitjes e përdora 3 herë Audin, karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt

Arkiva, Lajme, Të fundit

Saimir Tahiri deklaron mbrëmë në Top Story se karriera e tij në politikë nuk mbyllet me urdhër dhe se janë njerëzit ata që do të vendosin me besimin e tyre. Përsa i përket makinës që u shiti kushërinjve ai u shpreh se nëse do e kisha menduar gjatë në atë kohë nuk do ta bënte. Tahiri pranoi se ka përdorur tre herë makinën ‘Audi’ pasi e shiti, (një herë ai dhe dy herë familja) por asnjëherë me Habilajt.

Mund të isha treguar më i kujdesshëm në shitjen e makinës, por është një gabim njerëzor që po më kushton. Nëse do e kisha menduar gjatë në atë kohë nuk do e bëja. E kam përdorur 3 herë makinën pasi e kam shitur, një herë vetë, dy herë familjapër të dalë jashtë vendit. Kam qenë vetëm njëherë në Greqi, jo në Itali. Përveç familjes time në makina nuk kam udhëtuar me askënd tjetër. 

Fundi i karrierës në politikë? E di që ka njerëz që e mendojnë këtë, e kanë menduar edhe kur kanë qenë në detyrë. Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt, kjo ka të bëjë me besimin e njerëzve.

Nëse njerëzit besojnë te e vërteta ime edhe pas hetimit apo nuk besojnë, kjo e ndanë. Mua kjo nuk më shqetëson dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të tjerëve” – deklaroi ai në Top Channel.

1 Comment

  1. Nuk i shpeton burgut jo… Te isha prokuror edhe per fshehjen e shitjes do te arrestoja. Ti nuk e ke shitur, por ja ke dhene me akt perdorimi per 2 vjet. Artan Didin do therrisja te deshmoje per arrestimin e specialisteve te interpolit per ceshtjen “Frroku”. Nuk i shpeton burgut se ke gisht ne vrasjen e komisarit te kombinatit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu