• |
ide | kryesore

Lady Gaga i thotë “Po” Christian Carinos (Foto)

Paparazzi



Diva e popit, Lady Gaga është fejuar me të dashurin e saj, Christian Carino. Ajo ka pranuar propozimin e tij në Nju Jork dhe ndodhi pas një viti kur u nda nga aktori Taylor Kinney.

Mendohet se 31-vjecarja ka kurorëzuar dashurinë me 48-vjecarin në një ceremoni fejese sekrete pasi mori lejen e babait të saj.

Sipas Us Weekly, cifti ka ndërprerë planet për martesë prej problemeve shëndetësore të Gaga. Ylli i hitit ‘Bad Romance’ ka anuluar koncertet e saj pasi po vuan nga një dhimbje kronike e quajtur fibromyalgia dhe duhet të qëndrojë e shtrirë për pak kohë.

Lady Gaga e ka treguar këtë gjë në rrjetin social, Instagram në mënyrë që ndjekësit të mos zhgënjehen nga anulimi i performancave, duke i premtuar që shumë shpejt do zhvillojë turneun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *