• |
ide | kryesore

Rama e krahasoi me gazetaren e Eskobarit, Eni Vasili i përgjigjet kështu…

Lajme, Të fundit

Gjatë emisionit Opinion, Blendi Fevziu riktheu në kujtesë një fjali të Edi Ramës rreth një vit më parë në një bisedë me Eni Vasilin. Kur ka qenë duke folur për kanabisin dhe trafikun e drogës, kryeministri e krahasoi Eni Vasilin me personazhin e serialit Narcos, gazetaren kolumbiane, Valeria Velez. Në serial, gazetarja jo vetëm i shërben Pablo Eskobarit, por kalon edhe një romancë me bosin e drogës.
Atëherë, Rama iu drejtua gazetares me shprehjen: “E kam shumë të qartë se kush je ti, sepse e kam parë filmin e fundit, Narcos”.
Por gazetarja nuk e ka marrë personale, hamendësimin e kryeministrit.
“Nuk jam mërzitur, se nuk do themi të gjitha të zezat për Ramën sot. Intervista ka një vit, janë bërë edhe dy intervista të tjera. Nuk është mërzitur as ai, as unë” – u shpreh Eni Vasili duke komentuar insinuatat e Edi Ramës.
“Nuk donte të më ofendonte, nuk ishte qëllimi. Filmin unë nuk e kisha parë, e pashë më pas” – tha Eni Vasili, duke e cilësuar “një strategji” qëndrimin e Ramës përballë gazetarëve.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu