• |
ide | kryesore

863 mijë eurot e Elbasanit nën ekspertizë për shenjat e gishtave mbi to

Lajme, Të fundit



863 mijë eurot e sekuestruara në makinën e Orest Sotës janë marrë në dorëzim prej policisë nga Prokuroria e Elbasanit. Lapsi.al mësoi se ato janë dorëzuar ditën e premte në organin e akuzës së bashku me deklarimet dhe formularët e plotësuar nga policia e shtetit. Burimet thanë se shuma e të hollave do të kalojë nën një ekspertizë të hollësishme për të parë gjurmët e gishtave të lëna mbi to. Problemi qëndron te policia e shtetit që dyshohet se i ka numëruar ato duke shtuar gjurmë të tjera gishtash dhe duke e bërë më të vështirë punën e ekspertëve. Kjo ekspertizë pritet të hedhë dritë edhe mbi pyetjen nëse paratë i përkisnin Saimir Tahirit. Nëse në kartëmonedha do të gjenden gjurmët e gishtave të ish-ministrit atëherë kjo është një provë e fortë që përveç patentave implikojnë direkt deputetin Tahiri. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Hahahahhahahaah K..llëku me gjigand ne bote – te gjesh gjurme gishtash te kartemonedhat!!! Perjashto Tan Mezen dhe Ujkun e Cerrikut… te gjithe mund te kemi gjurme aty Po gjeten gjurmet e Merkelit apo ministrit italian te mbrojtjes????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *