• |
ide | kryesore

Orest Sotën e lënë në dorë të prokurorëve “tropojanë” të Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit

Rasti i Orest Sotës, që u kap me mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të ish ministrit Tahiri në makinë, do t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Praktikisht Sota do të jetë në dorë të të njëjtëve hetues ndaj të cilëve ra një stuhi mediatike e frymëzuar nga dyshja Rama-Tahiri, për origjinën e tyre, për familjarët dhe për lidhjet me njerëz të PD-së.

Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën e duhur për të verifikuar burimin e 863 mijë eurove që iu gjetën në makinë Sotës. Ndaj të riut, kanë rënë tashmë të gjitha dyshimet se mund të jetë dëshmitari kyç që të nxjerrë zbuluar Tahirin.

Sota ka të njëjtin avokat që mbrojti Saimir Tahirin përballë akuzave të prokurorisë për trafik narkotikësh dhe korrupsion. Deri tani Saimir Tahiri nuk ka dhënë asnjë reagim për pikëpyetjet që ngihen pas arrestimit të të njohurit të tij, Orestit.

Ajo që dihet deri tani është reagimi i të atit të 25 vjeçarit, biznesmenit Lefter Sota. Ai thotë se paratë ja kishte dhënë djalit për t’ia çuar kompanisë “Kurum”, si garanci per nje te treten e shumës se nje kontrate për 4000 ton hekur .
“Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policisë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë. Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite”, ka thënë biznesmeni Lefter Sota.
Vetë 25 vjeçari ka deklaruar se nuk e njeh Tahirin dhe se patentat mund të jenë harruar në mjetin e tij nga shoferi i ish-ministrit.

1 Comment

  1. Prokuria e ka shume kollaj. Mjafton te dihet kush i bente pagesat e faturave per bizneset tjera, djalka apo ekonomisti!
    Rraseni neburg dhe Lefterin per mashtrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu