• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence: Më kanë kërcënuar

Paparazzi
jennifer-aniston-zoom-1358175b-28b0-445a-9ad1-d0fbd1c01986.jpg



Mes aktoreve të shumta që e kanë paguar çmimin e rebelimit ndaj ngacmimeve seksuale ‘të të fuqishmeve’ të Hollywood është edhe fituesja e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence.

E intervistuar nga “Hollywood Reporter” 27 vjeçarja rrëfeu se ishte kërcenuar pasi nuk kishte plotësuar kërkesat e një regjisori. “Për këtë u ndëshkova dhe pata frikë se nuk do të më thërriste më askush. Vuri në rrezik punën dhe karrierën time”-rrëfen protagonistja e “Hunger Games”.

Revista i dedikoi kopertinën divave që refuzuan të bënin kompromise e për këtë u etiketuan si ‘të vështira’. Përveç Lawrence në kopertinë shfaqen edhe Emma Stone, Jessica Chastain, Allison Janney, Saoirse Ronan dhe Mary J. Blige.

“Më thanë se isha e pamenaxhueshme, një ankth i vërtetë. Mendoj se shumë njerëz nuk reagojnë nga frika se mos nuk do të mund të gjejnë më punë. Duhet të kesh guximin për të thënë: kjo është e gabuar”-vijon me tej Lawrence.

Beteja sipas saj nuk i përket vetëm botës së spektaklit. “Të njëjtat abuzime ndodhin në të gjithë pjesën tjetër të botës, e në çdo ambient pune”-përfundon aktorja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *