Një “svastikë” gjigante është zbuluar rastësisht nga disa punëtorë poshtë një fushe futbolli në Gjermani. Emblema naziste u gjet nga punëtorët gjatë gërmimeve në qytetin e Hamburgut. Mediat gjermane shkruajnë se ajo ishte 4 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë. Zyrtarët thanë se ajo dikur ka shërbyer si bazë e një monumenti të shembur dekada më parë. Ata shtuan se po tentojnë ta zhdukin atë sa më parë, por duke qenë se është mjaft e rëndë kanë vendosur ta shkatërrojnë në vend.
Pak kohë më parë një arkeolog zbuloi një koleksion monedhash ari me simbolin nazist. Vlera e monedhave ishte rreth 45 mijë euro. ©LAPSI.al
