• |
ide | kryesore

Erdogan akuza të ashpra Netanyahut: Kasap i Gazës, nuk ka ndryshim me Hitlerin

Arkiva, Planet, Të fundit
Erdogan



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin e ish-Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se nuk ka ndryshim mes tyre.

Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte aspak ndryshe nga Hitleri teksa i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët.

Presidenti turk përsëriti gjithashtu kritikat e tij për mbështetjen perëndimore për Izraelin, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutimin për shkak të pikëpamjeve të tyre për konfliktin në Gaza.

Më herët në dhjetor, presidenti turk tha se Netanyahu do të gjykohej si kriminel lufte për ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, duke iu referuar atij si “kasapi i Gazës”.

Netanyahu iu përgjigj deklaratës së Erdogan më vonë të mërkurën, duke thënë se “Erdogani, i cili po kryen një gjenocid ndaj kurdëve dhe mban një rekord botëror në burgosjen e gazetarëve që e kundërshtojnë atë, është personi i fundit që mund të predikojë moralin.



4 Comments

  1. O rexhep o trap eshte evoluar nazizmi. Luften e bejne te tjeret per hesap te nazistave. Kjo perçarje eshte “merit” e tyre, Netanyahu eshte njelloje viktim. Lexo pak per nderhyrjen psikologjike te nazisteve tek masa. Dhe me pas ne ekonomi.

  2. KU JANE ATO KURVAT DHE RRUSPIET QE PRISNIN FLOKET PER TE DREJTAT E GRAVE NE IRAN

    HE JU QIFSHA FISIN NUK JU PROTESTOHET PER FEMIJET E VRARE DHE FOSHNJAT E VRARA NE GAZA?!!!

  3. Denohet masakrimi ne mase ,pushtimi e shkelia e rregullave te luftes ne perdorimin e armeve te renda ne drejtim te popullsise se pa armatosur.Per analogji, Rusia kerkon ta pushtoi Ukrainen , padrejtesisht, por shohim qe ne dy vjet lufte rusia nuk ka vrare e bombarduar kaqe mizerisht sa sioniztet izraelite per tre muaj, e megjithate, bota denoie denon Rusine boterisht, por me izraelin po mba nje qendrim te kundert. Pse duhet te ndodhe keshtu, kjo diference ndaj krimeve te sionizmit. Mbeshtetja e Amerikes, e tek tuk nga disa vende ne europr, Netanjahu ben kerdine e nuk e ul aspak intensitetin ate dhune kriminale.Ne kete rast akuzat e pretendimet e Erdoganit jane brenda llogjikes e ligjeve njerezore.Genocidi izraelit duket qarte si sot por dhe nga e kaluara, qe eshte treguar pushtues, kriminel edhe me keq nga fShizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *