• |
ide | kryesore

Pink tejet e emocionuar nga veprimi i fanses së saj (Foto)

Paparazzi, Slider



Ajo ka frymëzuar mijëra fansa me muzikën dhe stilin e saj unik prej një femre të fortë dhe rebele, dhe fansat e saj i janë mëse mirënjohës e këtë mundohen ta shprehin me të gjitha mënyrat. Së fundmi, teksa Pink ka vizituar “BBC Radio” për të promovuar albumin e saj më të fundit “Beautiful Trauma”, një fanse priste jashtë studiove për të surprizuar këngëtaren. Fansja ka tërhequr vëmendjen e Pink me tatuazhin masiv ne krahun e saj. Ishte pikërisht portreti i Pink i cili zinte një pjesë të madhe të krahut të vajzës. Tatuazhi ishte i kuruar deri në detaje dhe ishte pothuajse e pamundur të bëje dallimin mes Pink-ut të vërtetë dhe tatuazhit. Gjithashtu në të ishte shënuar një pjesë e tekstit të këngës “The Great Escape” nga Pink : ” pasioni + dhimbja do të na mbajnë gjallë një ditë”. E sigurisht që Pink nuk mund të mos ndalonte dhe të shkrepte një selfie me fansen e “çmendur” të saj, pasi nuk ndodh shpesh që dikush të vulos në trup portretin tënd përgjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *