• |
ide | kryesore

Arta Marku, një grua e rrëmbyer nga Rilindja

1, Ide



Ka një sekuencë filmike domethënëse, që po aq shpejt sa doli, po me atë shpejtësi u zhduk nga ekranet. Teksa parlamenti ishte tym edhe flakë, teksa ministrat po mbroheshin nga garda, teksa deputetët po përgatiteshin të votonin pa karta elektronike, teksa kandidatja për kryeprokurore, e veshur solemnisht me një kostum të errët dhe me një këmishë të bardhe, po priste të betohej, njëri nga badigardët e qeverisë i vuri asaj mbi kokë një çadër, për t’a mbrojtur nga sulmet e opozitës.

Mjafton ky episod i shkurtër, tashmë i fiksuar në celuloid, për të shpjeguar më mirë sesa lumej të tërë fjalësh, atë që ndodhi në parlament, në seancën farsë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Mjafton ai për të shpjeguar se kush e zgjodhi, kush e mbron dhe nën çadrën e kujt do të punojë zonja Marku.

Sepse për kryeprokuroren e re, të porsazgjedhur, ka një pyetje të thjeshtë: A kishte në dorë ajo të paktën të shtynte seancën e betimit? A kishte në dorë, ashtu siç do të bënte edhe njeriu me dinjitetin dhe respektin më minimal për veten, të kërkonte që të mos deklaronte « Betohem » në atë situatë ? A kishte ajo në dorë të rrefuzonte të kryente aktin më të rëndësishëm të jetës së saj, në një parlament të shndërruar në një arenë lufte ? A kishte ajo në dorë mos shkelte në atë sallë me deputetë që përplaseshin me njëri- tjetrin dhe me socialistë që nuk denjonin as të votonin të ulur ? A kishte ajo në dorë, jo të rrefuzonte të betohej, por thjeshtë të kërkonte pak kohë, një situatë më normale dhe me solemne ? A kishte ajo në dorë të priste edhe pak dhe të mos përdorej si një kamikaz kundër opozitës, për t’i thyer asaj hundët, pikërisht në momentin kur e donte Edi Rama ?

Fakti që kryeprokuroren e parë që u zgjodh pas miratimit të reformës në drejtësi e « rrëmbyen » si një çupulinë të trafikuar për ta nxjerrën në vitrinën e karshillëkut kundër opozitës, flet shumë.

Me këtë seancë urgjente betimi ata që e organizuan përdhosën intergritetin e saj më minimal, ndërsa ajo vetë, na tregoi se ç’mund të presim në të ardhmen.

Arta Marku mbylli kështu ciklin e plotë të përdorimit.

Ajo fillimisht i’u përgjigj thirrjes vetëm të njërës palë për të konkuruar si kryeprokurore e përkohshme. Pastaj pranoi të bënte show përpara komisionit të ligjeve vetëm me socialistë. Ndryshe nga sa parashikon thelbi i reformës në drejtësi, ajo pranoi të bëhet drejtuesja e institucionit të akuzës, pa kaluar vettingun dhe pa shumicën e cilësuar (vetëm me 69 vota) prej  84 deputetësh që kërkon kushtetuta.

E gjithë trajektorja e saj e ditëve të ditëve të fundit, që nga propozimi vesh më vesh që i bëri Ulsi Manja e deri tek përplasja si një trofe lufte në vitrinën e përdalë të parlamentit, e meriton fundin që pati. Ajo nuk tregoi pikë fuqie apo vullneti që të mos sillej si e kapur, e përdorur, e marrë peng. Prandaj, tani, kur gjithçka ka përfunduar nga përqeshja dhe turpi mund t’a mbrojë vetëm çadra e bodigardëve të rilindjes.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Mos ja vin fajin samarit por shiko se e ka gomari.Me fjalen gomar kuptoj te gjithe klasen politike shqiptare.Ne kuvend u miratua votimi dhe pas saj betimi i kryeprokurores.C’te bente te braktiste betimin per disa ore apo disa dite?C’do te ndryshonte? Faji eshte i opozites qe kishte gjithe ate kohe te pergatitej dhe te formonte ate te uruar KLP se avokatin e Popullit e kontrollon Luli o mik.Dihej publikisht se Rama do te bente cdo gje qe te kapte dhe prokurorire si ka ndodhur gjithe keto vjet ketu tek ne, por Luli c’beri per ti paraprire?Pse Mona Liza votoi amendamentin ne kuvend qe plotesonte vendin e kryeprokurorit me nje votim me 36 dep dhe sot del e bertet me te madhe.Pra mos u lodhni kot se po te them me mire kjo prokurore e para e prokurorise shqiptare sesa ai i korruptuari, i perdoruri dhe i paafti

    1. Kjo pergjigje eshte per Andi Bushatin Shume Shqiptare u gezuan qe Zonja Arta Marku zgjodh Prokurore e Shqiperise eshte fillimi I aplikimit te reformes ne drejtesi fillimi I fundit te programit Katovica ne Shqiperi qe e drejtuan klanet me bandate tyre Duke mbajtur per shume kohe vendin ne kaos vecanerisht institutional shteteror ekonomik dhe social Dhe ju Andi jeni merzitur qe kjo Zonje u zgodh sot Prokurore pasi ate koha e ngarkuar me Pergjegjesi ligjore dhe historike te filloj luften ligjore karshi klaneve politike dhe bandave te tyre ndersa ju jeni ju djali I Vera Kapo- Kondi ju dhimbset klani juaj Kapo qe do te kufizohet ne pushtetin qe zoteron ndersa e dhente Zoti te zhduket apo te shpurret se mbledhje e njerzve medioker e te paafte qe I Kane marre frymen Shqiptarve

  2. O Bushat, po me 69 vota o burre. Nr 69 ne kete rast eshte tregues i qarte se si e kane kapur. Me stilin 69. Do ti mbetet vule per gjithe jeten 69-ta.

  3. Zoterinj anal ista +politikenj+pseudokapitalista qe shfrytezoni shqiptaret prej 27 vjetesh duhet te peruleni para fuqise se pafundme te aleatit madheshtor te shqiptareve te thjeshte SHBA. Kombi shqiptar mbijetoi dhe shpetoi nga fuqia e presidentit willson dhe sot po fillon te rivitalizohet vetem ne saje te madheshtise se SHBA. Respekte per SHBA .

  4. arta marku eshte nje cope katunare dhe si e tille u soll. fajin se ka katunarja po kryeplehra qe gjen nje cope hici per te cu perpara drejtesine. 0 me xhufke. ashtu sic e duan . a ka ly vend nje njeri me mend per ta drejtu apo vari k..

  5. po pse duhet te kete perulesi e nder e moral kryeprokurorja kur hienat e politikes shqiptare japin shfaqje shtazerie…po ke byth luftoje sistemin brenda sistemit.ik coje ne kushtetuse.bej hapat e nevojshem e pastaj bej revolucion..po kush do e bej revoluzionin,kush nga ata qe eshte ne politik eshte i paster te bej moral.dhe kjo marku,edhe ne e ka vene rama ,edhe ne e ka vene te denoj opoziten te pakten ta bej te na i fus ca nga keto fytyra te ndyra qe i shohim perdite te flasin bukur…u shan 25 vjet e u akuzuan e su fut asnje politikan brenda..as te vetet as kundershtaret e tyre..te pakten qofte dhe nga njera pale ,ca cuba politike i dua ti shoh brenda..e uroj te ndodh keshtu..tikerkon moral nga prokurorja:)po edhe ti je nga ata te konspiracionit sorosian e perralla me mbret,qe be dhe amerik jane te bler..te gjithe njekohesisht nuk i heqin dot ,do heqin nje pal e pastaj palen tjeter..mqs ben moral bej dy kritika per zonjen e pare se ka shkalluar e i duket vetja si muji me zanat.. e po do te jesh i drejte deno dhe teatrin falllco qe ben opozita

  6. Hajde mednje hajde. Po kur ke zonjen e pare qe sillet si halabake live ne tv dhe te perpiqesh ti besh moral nji femre pse pranoi rendin e dites te kuvendit eshte shume cinike.

  7. Kjo pergjigje eshte per Andi Bushatin Shume Shqiptare u gezuan qe Zonja Arta Marku zgjodh Prokurore e Shqiperise eshte fillimi I aplikimit te reformes ne drejtesi fillimi I fundit te programit Katovica ne Shqiperi qe e drejtuan klanet me bandate tyre Duke mbajtur per shume kohe vendin ne kaos vecanerisht institutional shteteror ekonomik dhe social Dhe ju Andi jeni merzitur qe kjo Zonje u zgodh sot Prokurore pasi ate koha e ngarkuar me Pergjegjesi ligjore dhe historike te filloj luften ligjore karshi klaneve politike dhe bandave te tyre ndersa ju jeni ju djali I Vera Kapo- Kondi ju dhimbset klani juaj Kapo qe do te kufizohet ne pushtetin qe zoteron ndersa e dhente Zoti te zhduket apo te shpurret se mbledhje e njerzve medioker e te paafte qe I Kane marre frymen Shqiptarve

  8. Shikon fotografine e Andit dhe ri e mendon! Mos duket si femer apo eshte bythqire!Te me falin ata qe jane te tille ! Nuk e kam ne kuptimin e duhur! E themi nga anet tona kur nje njeri si Andi behet “kurve”! Jo “kurve” si prostitute por si lavire e Sales dhe Likes! Bythqiret ne kete kuptim jane disa meshkuj te poshter por edhe te pabese! Ku e gjen te drejten ky “kone” te lehe keshtu? Ja ka lare “bythkat Sala ne Paris dhe tani s’rri dot pa te! Bajge! Thire dhe Tosin dhe Yllin! Perusti e poshtersise !

  9. Eshte me shqetesuese me duket reagimi i disa komentuesve ketu per tu mare me Bushatin si person, sesa emerimi i kryeprokurores nga kryeministri i droges, Edi Rama. Problemi eshte fare i thjeshte e i dukshem. Kush e katandisi Shqiperine si vendin ku deputete, kryebashkiake e ministra rezultojne me prova e fakte te jene te lidhur me krimin e organizuar ?. Kush ishte kryeminister ne kohen kur e tere Shqiperia u mboll me kanabis e ajo u be rekordmene e trafikut qindra tonesh te kanabisit ne Europe ? A beson kush vertete se kjo zonja prokurore e re, do te hetoje e ndeshkoje ata qe e emeruan ne rruge antikushtetuese e qe jane pergjegjes dirrekt per kriminalizimin e legjislativit e ekzekutivit ? Jam kunder cdo veprimi te dhunshem ne parlament nga cilado force politike, por eshte shume me e rrezikeshme qe kryetrafikantit te droges, ti jepet “e drejta” per te perzgjedhur kryeprokurorin qe do te hetoje skandalin e kanabizimit te Shqiperise. Nuk me pelqejne qendrimet subjektive te Bushatit per ta shperndare fajin njelloj tek te gjithe politikanet, ne nje kohe kur pergjegjesine dirrekte me emra e fakte per kanabizimin e gjithe Shqiperise, e ka ai qe deklaronte publikisht se ne Shqiperi nuk ka kultivim e trafik te kanabisit se ate e ka “zhdukur” ministri i suksesshem Tahiri, me “cunat” e tij. Edhe nese kjo prokurore do te coje para drejtesise Tahirin nen presionin e “nderkombetareve” mbi bazen e fakteve te zbuluara nga drejtesia italiane, a do te guzoje ajo qe te hetoje Edi Ramen se cila eshte pjesa e tij e fajit ne kete vorbull krimi ? Kryeministri shakatar shqiptar duhej te kishte dhene dorheqjen, qe ne momentin qe u demaskua publikisht me deklaraten e tij se avionet e trafikut te droges, jane vetem mushkonja, menjehere pasi u kap nje “mushkonje” e tille ne Divjake. Por me duket se Bushati duhet ta kuptoje se edhe “shakate” e tij per te bere fajtor per tragjedine e Gerdecit Berishen apo 21 janarin, po i kthehen si bumerang nga ata qe i ka manipuluar me shkrimet e tij. Ne hetimin e cdo ngjarje kriminale apo qofte aksidentale, drejtesia e nis pisten e hetimit me faktin se kush do te mund te perfitonte nga ajo ngjarje. Cfare “perfitoi” Berisha me aksidentin e Gerdecit ? Artificialisht aksidenti me manipulimet mediatike te kolegut te Bushatit, Mero Bazes, krijoi legjenden qesharake se ai ndodhi per faj te birit te Berishes, qe merej me “trafikimin e armeve”. Nje akuze qe nuk u provua asnjehere me asnje fakt. Kishte padyshim qeveria Berisha pergjegjesite e saj per te parandaluar aksidentin e Gerdecit. Por eshte fakt se Berisha i kerkoi ish ministrit te mbrojtjes te asaj kohe dorheqjen, e Mediu u bind. Nderkaq ka disa vite qe qofte opozita e qofte mediat ja kane zbuluar Tahirit qe prej disa vitesh lidhjet e tij me trafikantet e droges, e atij as ju kerkua dorheqja e as dha dorheqjen, por po mbrohet haptazi nga kjo fare mazhorance parlamentare krijuar me miliardat e eurove te trafikut te kanabisit qe nderkaq po emeron njeanshmerisht nje kryeprokurore te re, si Ina Ramen dikur me ndihmen e mikut te Rames, Bamir Topin. Nuk do te desha kursesi ta paragjykoje zonjen Marku, pa e njohur ate, si nje juriste “te korruptuar”. Por nese perzgjedhjen e saj e ben kjo “mazhorance” e kanabisit, me duket krejtesisht i ligjshem e llogjik dyshimi.

  10. arta esht si fatime fetai nga tetova punon ne gjykaten specijalen ne maqedoni…done ta burgos nikola gruevski ish kryeminister per zbardhjen krimin…..f.l.m.

  11. Pse te paska djegur kaq shume komenti im o shoku. K….? Thjeshte kam shprehur mendimet e mija mbeshtetur ne fakte e argumenta llogjike. Nese e ke vertete koken mbi supe qe ka funksionin e te menduarit e te shprehjes se mendimit, cfare ke o i uruar qe perdor koken e vogel per kete funksion ?

  12. Eshte e turpeshme kjo qe shkruan ti Andi Bushati. Ti te pakten me figuren e asaj malsoreje fisnike duhet te flasesh me superlative qe per interesat kombetare dhe jo partiake pranoj te zgjidhej k/prokurore e pergjithshme.
    Ti si smuth qe je si sahanlepires qe je si qenie qe per lek vret edhe baban se nenen po e po se te paret e saj i ke tradhetuar ne ideale ti i shet te gjitha.
    Keshilla ime eshte :……Behu njeher burre e thuaj te verteta ne jeten tende.

  13. Pasi e zgjodhen K/Prokurore (Vini re!), thone sot se “do i nenshtrohet Vettingut”(!)
    Nje Vetting normal behej para gares per K/Prokuror per te gjithe garuesit!
    Nje Vetting tani “pas pilafit” per kete K/Prokuroren “e Perkohshme”, tregon se vete Vettingu eshte vecse nje farse.

  14. rama ju ka derra enveri ju pat thi,ruqi ju ka dele roshi ne byth ju qi.
    frroku ju ju vret xhelili motrat ju shkerdhen
    ndoka nenat ju trafikon,rama i bekon
    balili ju jep drog ,qe tahiri me ju te loz,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *